Ronaldo ka probleme shëndetësore, e konfirmon trajneri
Trajneri i Al Nassr, Jorge Jesus ka njoftuar se Cristiano Ronaldo ka pasur disa probleme shëndetësore.
Sulmuesi portugez ka pasur probleme me stomakun, në ndeshjen e fundit mes Al Nassr dhe Al Ettifaq, por përkundër dhimbje ka luajtur për 90 minuta, shkruan IndeksOnline.
“Po mendoja të mos e përfshij atë; ai nuk ishte në formë të mirë.
Ai vuante nga dhimbjet e stomakut dhe një ndjenjë e përgjithshme lodhjeje dhe, kur e zëvendësova, ai shkoi drejt e në dhomën e zhveshjes dhe volli.”, deklaaroi Jorge Jesus./IndeksOnline/

