Spektakël bukurie në Prishtinë: Kurorëzohet ‘Miss Kosova 2026’
Sonte në kryeqytet është mbajtur eventi i shumëpritur “Kosova Fashion Night”.
Gjatë kësaj nate është kurorëzuar edhe fituesja e titullit kryesor “Miss Kosova 2026”.
Përveç titullit kryesor, juria ka ndarë edhe disa çmime të tjera të rëndësishme për pjesëmarrëset që spikatën në kategori të ndryshme. Çmimin “Miss Sharmi” e fitoi Melisa Jakupi. Ndërsa titulli “Miss Eleganca” iu nda Felenza Ahmetit.
Në këtë kompeticion, si shoqëruese e parë u rendit Blerta Sadrriaj. Titulli “Miss Prishtina” i takoi Argjenta Berbatit, ndërsa “Miss Shqiptaria” u shpall Nita Hajdini.
Po ashtu, çmimi “Best Model” shkoi për Ema Tafën./IndeksOnline/

