Alaba drejt largimit nga Reali
David Alaba me shumë gjasë do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.
Mungesa e minutave në skuadër, e bën austriakun që të mendojë për hapin e tij të radhës jashtë kryeqytetit spanjoll.
Klube të shumta kanë shprehur interesim për Alaban, por nuk janë bërë ende të ditura.
Alaba, erdhi te Reali në vitin 2021 nga Bayerni dhe bëri 129 paraqitje, ku arriti të fitonte 2 tituj të La Ligas, 2 Liga të Kampionëve, Kupën e Mbretit si dhe Superkupën e Spanjës dhe Evropës./IndeksOnline/

