Caicedo vazhdon me Chelsea, nënshkruan kontratë afatgjatë
Moises Caicedo do të qëndrojë edhe më gjatë te Chelsea.
Ekuadoriani, ka vendosur të nënshkruajë kontratën e re me klubin londinez, duke vazhduar kështu ecurinë e tij aty.
Caicedo, nënshkroi kontratë afatgjatë me Chelsean, duke vazhduar deri në qershor të vitit 2033.
Ai ju bashkua Chelseat në vitin 2023 nga Brightoni, duke bërë rreth 140 paraqitje dhe shënoi 8 gola dhe 11 asistime.
Caicedo, pati sukses me “Blutë” pasi që fitoi Conference League dhe Botërorin e Klubeve./IndeksOnline/

