75 Mall Live Search
17:08 / E Premte, 17 Prill 2026 / F.R

Kuvendi nis procesin e votimit për dy gjyqtarë të Kushtetueses

Në Sallën plenare të Kuvendit të Kosovës ka nisur procesi i votimit për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Në garë për këto vende janë gjashtë kandidatë, Benina Kusari, Emine Avdyli Pozhari, Flamur Mrasori, Jorida Xhafaj, Shpresa Emra dhe Zahir Çerkini.

Aty u përzgjodh edhe Komisioni Zgjedhor i cili i përbërë nga të gjitha Grupet Parlamentare, përveç Listës Serbe që nuk u bë pjesë e procesit.

Nga LVV-ja në këtë komision zgjedhor është Sali Zyba, nga PDK, Sala Jashari, nga LDK, Adelina Thaçi, nga Grupi Multietnik, Ergyl Mazrek, ndërsa nga AAK-ja, Albana Bytyçi.