Arabia Saudite shkarkon trajnerin një muaj para fillimit të Kupës së Botës
Herve Renard është shkarkuar nga posti i trajnerit të Arabisë Saudite.
Ai u shkarkua me efekt të menjëhershëm nga presidenti i Federatës Saudite të Futbollit dhe për këtë arsye nuk do të jetë në stol për Kupën e Botës 2026, shkruan IndeksOnline.
Ky vendim duket paksa i çuditshëm dhe vjen më pak se një muaj para fillimit të Kampionatit Botëror.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, vendin e Renard do ta zë Georgios Donis, i cili aktualisht është trajner i Al-Khaleej./IndeksOnline/

