75 Mall Live Search
23:44 / E Premte, 17 Prill 2026 / MSH1

Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e plotë e Haxhiut për nesër

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe takimesh gjatë ditës së nesërme.

Sipas agjendës zyrtare nga Presidenca, në orën 11:00, Haxhiu do të bëjë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Në vijim, në orën 11:20, ajo do të vendosë kurora lulesh dhe do të bëjë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve në Velani.

Aktivitetet përkujtimore do të vazhdojnë në orën 12:00, kur Haxhiu do të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Dyz.

Ndërkaq, në orën 13:30, ushtruesja e detyrës së presidentes do të marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Sinan Dautit, e cila do të mbahet në Prekaz të Epërm, në komunën e Skenderajt.

Në pjesën e pasdites, në orën 15:45, Haxhiu do të zhvillojë një takim me ekipin përfaqësues të vajzave të Kosovës në futboll.

Takimi do të mbahet në hotelin “Star Hill” në Prishtinë.