Trajnerja e parë femër në Bundesliga e nis me humbje, mposhtet nga Wolfsburgu
Trajnerja e Union Berlinit, Marie-Louise Eta bëri sot debutimin e saj në Bundesliga.
Por nuk shkoi gjithçka sipas planit për trajneren e parë femër në ligë, pasi që ata u mposhtën nga Wolfsburgu, me rezultat 1-2.
Fitore kjo që Wolfsburgun e mban gjallë për të shmangur rënien në Bundesliga.
Golat u shënuan nga Wimmer dhe Pejcinovic për Wolfsburgun, ndërsa Burke shënoi të vetmin për vendasit./IndeksOnline/

