75 Mall Live Search
11:17 / E Diele, 19 Prill 2026 / B XH

Harris: Netanyahu e tërhoqi Trump-in drejt luftës me Iranin

Ish-zëvendëspresidentja Kamala Harris thotë se Donald Trump u “tërhoq” drejt luftës me Iranin nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Duke folur në një aktivitet për mbledhje fondesh të shtunën, ajo i tha audiencës: “Ai hyri në një luftë, ku u tërhoq drejt saj nga Bibi Netanyahu. Le të jemi të qartë, hyri në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron, duke vënë në rrezik ushtarakët amerikanë.”

Trump nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt Harris-it, por ka thënë se Izraeli ka qenë një “aleat i madh” në një postim në rrjetet sociale.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë do të shprehej: “Pavarësisht nëse njerëzit e pëlqejnë Izraelin apo jo, ata kanë provuar se janë një ALEAT i MADH i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata janë të guximshëm, të vendosur, besnikë dhe të zgjuar dhe, ndryshe nga të tjerët që kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë në një moment konflikti dhe presioni, Izraeli lufton fort dhe di si të FITOJË!”.