75 Mall Live Search
15:52 / E Diele, 19 Prill 2026 / L A

Drenica udhëheq ndaj kampionëve, Ballkani dhe Dukagjini në epërsi ndaj Gjilanit dhe Malishevës

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Ballkani, po udhëheq në “Liman Gegaj”, me rezultat minimal 0-1 ndaj Malishevës pas golit të Giovanni Ribeiros.

Ndërsa i njëjti skenar po ndodh edhe në Gjilan, ku Dukagjini po fiton me rezultat 0-1 ndaj Gjilanit pas golit të Altin Mërlakut.

Në Skënderaj po ndodh befasia, pasi që Drenica po udhëheq ndaj liderit dhe kampionit në fuqi, Dritës pas golit të Ronaldo Chacon./IndeksOnline/