75 Mall Live Search
11:59 / E Hënë, 20 Prill 2026 / G T

Szoboszlai flet për të ardhmen: Nuk është në dorën time…!

Mesfushori i Liverpoolit, Dominik Szoboszlai, ka folur hapur për të ardhmen e tij dhe situatën e kontratës.

Ylli hungarez konfirmoi se deri tani nuk ka pasur progres konkret në negociatat për rinovim, megjithëse kontrata e tij aktuale zgjat deri në vitin 2028, shkruan Indeksonline

“Nuk ka pasur ndonjë progres të vërtetë për kontratën e re.

“Kontrata ime përfundon, më 2028, kështu që jam gati çdo ditë, çdo javë, dhe pastaj do të shohim.

Më pëlqen të jem këtu, siç e kam thënë shumë herë. I dua tifozët dhe më pëlqen shumë të jem këtu. Familja ime është e lumtur. Do të shohim. Por, e kam thënë se nuk varet krejt nga unë”.

Futbollisti ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asiste këtë sezon në Premier League./Indeksonline/