Siguri e hekurt, pas pak seanca për rastin “Capat-Sekiraqa”
Nën masa të rrepta sigurie, pritet të nis seanca gjyqësore për rastin “Capat–Sekiraqa”, duke reflektuar ndjeshmërinë e këtij procesi.
Në ambientet e gjykatës janë shtuar forcat policore dhe kontrollet e detajuara.
Rreth 30 policë gjenden në sallën, ku pritet të mbahet seanca, raporton Indeksonline.
Ndryshe, përleshja që kishte filluar në muajin mars të vitit 2024 në Prishtinë në mes grupit Capat dhe Sekiraqa u kulmua më 1 shtator në lagjen “Aktash” ku grupet patën një përleshje më armë zjarri nga e cila u zbrazën mbi 100 plumba, e ku mbeti i vrarë në vend një person, kurse 5 të tjerë të plagosur.

