Europa Ligë: 16 skuadrat që siguruan kualifikimin (Foto)
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Europa Ligës, duke e mbyllur raundin e 1/16 së finales.
Nga ky raund u përcaktuan 16 skuadra kualifikuese, shkruan IndeksOnline.
Favoritët si Arsenal, Atletico Madrid, Milan, Borussia Dortmund, Lazio mposhtën kundërshtarët e tyre për t’u kualifikuar për në raundin tjetër.
Më poshtë i keni 16 skuadrat e kualifikuara:
Lokomotiva e Moskës, Atletico Madrid, Dinamo i Kievit, Lazio, Plzen, Leipzig, Sportingu i Lisbones, Lyon, Zeniti, Milan, Arsenal, Dortmund, Athletico Bilbao, Marseille, Salzburg dhe CSKA Moska.
Shorti për raundin tjetër pritet të hedhet nesër nga ora 12:00./IndeksOnline/