Pas një muaj e gjysmë, dorëzohet në polici i dyshuari për tentativë vrasjeje në Skenderaj
Një person është vetëdorëzuar në polici, pas një muaj e gjysmë që ndodhej në arrati në dyshimin se ka kryer veprën penale të tentativë vrasjes.
Ky rast kishte ndodhur më 9 mars të këtij viti në Skenderaj, derisa ai është dorëzuar në organet e rendit, më 20 prill.
Për këtë rast, ka njoftuar Policia e Kosovës, derisa i dyshuari e ka dorëzuar edhe një armë.
“Rr. ’28 Nëntori”, Skenderaj 09.03.2026-21:03. Me datë 20.03.2026 lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar është vetëdorëzuar në polici dhe ka dorëzuar armën, e cila dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në raportin 24-orësh.
Sipas policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

