MSH-së do t’i kushtojë mbi 20 milionë euro vazhdimi i projektit për Emergjencën
Ministria e Shëndetësisë do të investojë mbi 20 milionë euro për vazhdimin e projektit për ndërtimin e Emergjencës në QKUK.
Nëse gjithçka shkon si duhet, pas rreth tre vjet[ve Qendra Klinike Universitare e Kosovës do të ketë ndërtesën e re të Shërbimit Emergjent, shkruan Gazeta Shneta.
Kontrata me titull “Ndërtimi i Qendrës se Mjekësisë Emergjente ne QKUK – vazhdim projekti” është nënshkruar me grupin e operatorëve ekonomikë CONSTRUMAX SH.P.K.; TOP PROJEKT SH.P.K.; HARST Group SH.P.K.; EKOTERMIKA SH.P.K.
Kjo kontratë do të ketë vlerën prej 20,020,020.00 euro.
Kujtojmë se kjo ndërtesë ka filluar me u ndërtu në vitin 2016, ndërsa punimet ishin ndërprerë në vitin 2018 pasi operatori ekonomik kishte devijuar nga projekti. Lënda kishte shkuar në gjykatë dhe punimet ishin bllokuar.

