107 persona ndalohen për tre muaj nga Prokuroria e Pejës
Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se për periudhën tremujore janar, shkurt mars, ka ndaluar gjithsej 107 persona për vepra të ndryshme penale.
Nga departamenti i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe për të mitur, prokurorët e shtetit, ka ndaluar gjithsej 107 persona në kohëzgjatje prej 48-orësh për lloje të ndryshme të veprave penale nga kodi penal i Republikës së Kosovës.
Mesatarja për muaj e ndalimit të personave për 48 orë është 36 persona të ndaluar për një muaj pune. Prokuroria Themelore në Pejë, mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin komfor dispozitave ligjore.

