75 Mall Live Search
11:56 / E Martë, 21 Prill 2026 / Z S

Një tigër futet midis njerëzve në një cirk në Rusi

Autoritetet ruse kanë nisur një hetim penal pasi një tigër u hodh mbi spektatorët në një cirk në Rostovmbi Don, në jug të Rusisë.

Incidenti ndodhi gjatë një shfaqjeje në të cilën tre tigra dhe dy trajnerë ishin në arenë, sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale. Kur një barrierë mbrojtëse midis audiencës dhe kafshëve u shemb, njëri prej tigrave kërceu mbi të dhe u përplas me vrap drejt audiencës.

Pamjet tregojnë kafshën duke lëvizur midis rreshtave të vendeve, ndërsa disa nga publiku ikin në panik./Indeksonline/