75 Mall Live Search
13:08 / E Martë, 21 Prill 2026 / OSH

Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në gjykatë, pas pak vendimi për krimin makabër

Sot në ora 13:30 bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

Të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt janë bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy persona tjera, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Ndërsa në seancë kanë arritur babai, vëllai e familjarë të Liridonës.

Prokuroria në seancën e kaluar ku u thanë fjalët përfundimtare ka kërkuar dënim maksimal me burgim të përjetshëm për të akuzuarit, duke pretenduar se vrasja është organizuar dhe kryer në mënyrë të planifikuar dhe në prani të fëmijëve.

Ndërkaq, në anën tjetër mbrojtja e të akuzuarve ka kundërshtuar akuzat./Indeksonline/