Granit Plava dënohet me burgim të përjetshëm
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është shpallur aktgjykimi për një nga rastet më të rënda, atë të vrasjes së Liridona Ademajt.
I akuzuari Granit Plava është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për rolin e tij në këtë krim.
Sipas prokurorisë, bëhet fjalë për një vrasje të organizuar paraprakisht, për të cilën u kërkua dënimi maksimal.

