75 Mall Live Search
23:32 / E Martë, 21 Prill 2026 / L A

Reali i kthehet fitoreve në La Liga, e mposht Alavesin

Real Madridi ka arritur të fitojë në La Liga pas një muaji.

Ata mposhtën Alavesin me rezultat 2-1, duke kthyer buzëqeshjet te “Los Blancos” pas eliminimit në Ligën e Kampionëve.

Golat e vendasve u shënuan nga Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr, ndërsa për Alavesin shënoi Toni Martinez.

Me këtë fitore, Real Madridi mbetet në vend të dytë me 73 pikë./IndeksOnline/