Hajnat vjedhin dy armë nga një kasafortë në Ferizaj
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të hënën, në Fshatin e Vjetër në Ferizaj.
IndeksOnline raporton se incidenti ndodhi pak para mesnatës, ku në një shtëpi depërtuan me forcë disa persona të panjohur.
Nga kasaforta në shtëpinë e viktimës, hajnat vodhën dy armë zjarri, të cilat ishin me leje.
“Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

