75 Mall Live Search
15:18 / E Mërkurë, 22 Prill 2026 / MSH1

Dua dhe Callum caktojnë datën e martesës, zgjedhin vendin unik për dasmë

Dua Lipa dhe Callum Turner duket se kanë vendosur të ecin drejt altarit.

Çifti i famshëm raportohet se ka prerë mendjen për martesë dhe ajo do të realizohet së shpejti, transmeton IndeksOnline.

Mediat italiane raportojnë se Dua dhe Callum kanë qëndruar për disa ditë në Palermo të Italisë, ku kanë bërë përgatitjet e para për dasmën e tyre, që pritet të zhvillohet mes 5 dhe 7 shtatorit 2026.

Sipas mediave, hoteli prestigjioz, Villa Igiea, është rezervuar i tëri për të pritur këtë ngjarje të madhe. Raportohet se Dua këto ditë është takuar edhe me planifikuesen e njohur të dasmave, Alessandra Grillo, e cila ka vendosur vulën në dasmat e shumë figurave publike dhe VIP-ave.

Ende, as Dua as Callum nuk janë deklaruar për këtë çështje./IndeksOnline/