Mungesë komunikimi mes KOK-ut dhe FFK-së, Kosova rrezikon pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Taranto 2026”?
Pjesëmarrja e Kombëtares së Kosovës në futboll në kategoritë e reja, si për vajza ashtu edhe për djem, në Lojërat Mesdhetare të “Taranto 2026”, mbetet në pikëpyetje për shkak të mungesës së koordinimit institucional.
Sipas burimeve të Indeksonline.net – Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë një ftesë zyrtare nga Federata e Futbollit të Italisë për pjesëmarrje në këtë aktivitet që do të mbahet në Taranto gjatë muajve gusht–shtator 2026. Megjithatë, kjo ftesë nuk duket të jetë trajtuar në mënyrë të koordinuar në nivel institucional.

KOK-u nuk e ka njoftuar zyrtarisht FFK-në për këtë çështje dhe as nuk ka proceduar materialet përkatëse, duke krijuar një situatë të paqartë dhe potencialisht problematike për organizimin në kohë të pjesëmarrjes.
Kjo mungesë komunikimi ndërinstitucional rrezikon të lërë jashtë një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e talenteve të reja dhe përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës në një ngjarje me peshë sportive./Indeksonline/


