75 Mall Live Search
11:42 / E Enjte, 23 Prill 2026 / F.R

Miratohet projektligji për çmimet tavan

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kaloi edhe në shqyrtimin e dytë ligji për çmimet tavan.

Megjithatë, opozita nuk i doli në përkrahje këtij projektligji, duke theksuar se ai, sipas tyre, është antikushtetues.