Alisson mund të kthehet ndaj Crystal Palaces, e thotë Slot
Alisson Becker mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme të Liverpoolit ndaj Crystal Palaces.
Braziliani, pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Tottenhamit në mars duke i shkaktuar një mungesë të madhe “Redsave”.
Këtë e konfirmoi edhe trajneri i Liverpoolit, Arne Slot i cili tha se ai mund të kthehet që në ndeshjen e radhës.
“Alisson është afër një rikthimi në lojë, kështu që le të shohim nëse nesër vjen shumë herët, po apo jo”, u shpreh Slot.
Ndeshja kujtojmë se luhet nesër në “Anfield”, në orën 16:00./IndeksOnline/

