75 Mall Live Search
17:18 / E Premte, 24 Prill 2026 / MSH1

Bashkim Hyseni dhe Ivana Milenković zgjedhen anëtarë të KGJK-së

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka zgjedhur dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK).

Gjyqtari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Bashkim Hyseni, ka marrë besimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Ndërsa, Ivana Milenković, nënkryetare e Gjykatës së Apelit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, është zgjedhur gjithashtu anëtare e këtij Këshilli.

Mandati i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është pesë vjet.