Mohamed Salah te Real Madridi!?
Mohamed Salah po kalon muajt e fundit te skuadra e Liverpulit.
Sulmuesi egjiptian ka njoftuar largimin nga ”Anfield” pas përfundimit të këtij sezoni, por ende nuk dihet se ku do ta vazhdoj karrierën, shkruan IndeksOnline.
Ka disa klube të interesuara për transferimin e Salah, ku raportohet se e ardhmja e tij do të jetë në Arabinë Saudite.
Por legjenda e Real Madridit, Fernando Hierro, ka ndezur spekulimet për një transferim në klubin mbretëror.
“Salah te Real Madrid? Sigurisht, do ta doja shumë. Salah është një lojtar i jashtëzakonshëm në çdo kuptim të fjalës. Askush nuk mund ta mohojë ndikimin e tij të madh te Liverpooli dhe arritjet që ka bërë, veçanërisht fitimin e Premier Ligës. Do të doja shumë ta shihja te Real Madridi – çdo gjë është e mundur në futboll.
“Salah është lloji i lojtarit që çdo klub në botë do të donte të nënshkruante. Ai është i jashtëzakonshëm dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë në fushë. Ai nuk është vetëm një lojtar i shkëlqyer, ai është një fenomen i vërtetë futbolli që bën diferencën kudo që luan.”, tha Hierro në një intervistë për ON Sport./IndeksOnline/

