75 Mall Live Search
19:42 / E Shtunë, 25 Prill 2026 / L A

Slot flet rreth lëndimit të Salah ndaj Crystal Palace

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah pësoi një lëndim së fundmi.

Kjo ndodhi në ndeshjen ndaj Crystal Palace, me egjiptianin që u detyrua të lë fushën në minutën e 59-të, ku u zëvëndësua nga Jeremie Frimpong.

Rreth kësaj foli edhe trajneri i “Reds”, Arne Slot.

“Një tjetër fitore dhe një tjetër dëmtim. Është historia e sezonit tonë. Është shumë herët për të thënë, por të gjithë e dimë Mo-në dhe sa e vështirë është për të që të largohet nga fusha. Që Mo të largohet nga fusha, kjo të tregon diçka, por duhet të presim dhe të shohim se sa keq është”, u shpreh Slot.

Liverpooli, arriti të mposhte Crystal Palacen në “Anfield”, me rezultat 3-1./IndeksOnline/