75 Mall Live Search
08:43 / E Diele, 26 Prill 2026 / L A

Derbi i madh në Itali, Milani pret Juventusin

Sonte zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme në Serie A.

Milani, do të jetë nikoqir i Juventusit në “San Siro”, në një ndeshje të rëndësishme për të dyja këto skuadra.

Në historikun e kësaj ndeshje, është Juventusi ajo që ka më shumë fitore me 94 fitore, Milani ka 71 dhe në 80 raste është mbyllur barazim.

Kujtojmë se ndeshja Milan-Juventus, zhvillohet sonte në orën 20:45./IndeksOnline/