75 Mall Live Search
08:25 / E Hënë, 27 Prill 2026 / Z S

Mblidhet komisioni për të drejtat e njeriut, pritet t’i dërgohet ftesa kryetares së Gjykatës Speciale për raportim

Sot në orën 08:30, pritet të mblidhet komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, punë, familje, vlerat e luftës çlirimtare dhe peticione.

Gjithashtu, komisioni do të shqyrtojë dhe votojë propozimin e deputetit Artan Behrami për dërgimin e ftesës zyrtare për raportim në komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut, drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trandafilova.

Rendi i ditës:

1.Miratimi i rendit të ditës;

2. Shqyrtimi i draftplanit të punës së komisionit për sesionin pranveror të vitit 2026;

3. Shqyrtimi dhe votimi i propozimit të deputetit Artan Behrami, për dërgimin e ftesës zyrtare për raportim në komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut, drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara znj. Ekaterina Trandafilova;

4. Të ndryshme.