Shefja në detyrë e BE-së solidarizohet me familjet e të pagjeturve
Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, u solidarizua sot me familjet, të dashurit e të cilave mbeten të zhdukur që nga lufta.
Përmes një postimi të zyrës së BE-së në Kosovë, theksohet se drejtësia transicionale do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të sqaruar fatin e 1 mijë e 581 personave të zhdukur dhe shton se do të ndihmojë në sjelljen e një ndjenje paqeje për familjet e tyre.
“Drejtësia tranzicionale e drejta për të ditur të vërtetën”, thuhet në njoftim.

