75 Mall Live Search
13:26 / E Hënë, 27 Prill 2026 / P M

Ish-ambasadori Gjergj Dedaj përkujton 27 Prillin: Homazh për martirët e Mejës, Gjakovës dhe gjithë Kosovës

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka përkujtuar 27 Prillin – Ditën e Martirëve të Lirisë së Kosovës, me një mesazh emocional dhe plot respekt për të rënët.

Përmes një postimi publik, Dedaj ka nderuar martirët dhe dëshmorët e familjes së tij Dedaj, të vendlindjes së tij, të Mejës, të Gjakovës dhe të gjithë Kosovës, duke theksuar se ata u flijuan për lirinë e vendit.27 PRILLI I MARTIRËVE TË LIRISË SË KOSOVËS!

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të familjes sime DEDAJ, të vendlindjes sime, të Mejës, Gjakovës dhe të gjithë KOSOVËS, të cilët i flijuan për liri! Ju jeni krenaria, lavdia dhe historia e Kosovës!