Kvara për përballjen ndaj Manuel Neuerit: Është një legjend, më i miri n’botë!
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Khvicha Kvaratskhelia, ka folur në konferencë për media në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich, duke vlerësuar maksimalisht portierin kundërshtar, Manuel Neuer.
Ylli i PSG-së theksoi se përballja me portierin gjerman mbetet një sfidë e madhe, duke e cilësuar atë si një nga më të mirët në botë dhe një legjendë të futbollit, shkruan Indeksonline
“Është shumë e vështirë, ai është një nga më të mirët në botë. Është një legjendë. Ne kemi shënuar më parë kundër tij dhe duhet ta bëjmë sërish nesër. E dimë se çfarë është i aftë të bëjë, edhe me këmbë. Por ne do të përpiqemi të shënojmë. Nuk ka ndonjë përgatitje specifike,” u shpreh Kvaratskhelia.
Kujtojmë që nesër zhvillohet gjysmëfinalja e parë mes PSG-së dhe Bayernit, në stadiumin “Parku i Princave”./Indeksonline/

