Lladrovci: Krenar me ushtrinë dhe oficerët tanë!
Me rastin e nderimit me homazhe dhe vendosjen e luleve nga oficerët e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, pranë shtatoreve të heroit dhe heroinës Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka theksuar se është krenar me ushtrinë dhe oficerët tanë.
“Lulet për Fehën e Xhevën, në Shesh, nga oficerët e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, janë nderim për Heroin dhe Heroinën dhe të gjithë dëshmorët e kombit, është nderim për qytetarët e komunës tonë dhe përkushtimin shekullor për liri.”, ka shkruar mes tjerash Lladrovci.
Postimi i tij i plotë:
Lulet për Fehën e Xhevën, në Shesh, nga oficerët e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, janë nderim për Heroin dhe Heroinën dhe të gjithë dëshmorët e kombit, është nderim për qytetarët e komunës tonë dhe përkushtimin shekullor për liri.
Liria nuk ishte alternativë, ishte rruga jonë e vetme, këtë e di kushdo që mori dhe kontribuoi në këtë rrugë.
Oficerët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe oficerët e Ushtrisë së Kosovës, po ndjekin vlerat dhe praktikat e ushtrisë së NATO-s, në mbrojtje të lirisë, barazisë dhe demokracisë së popujve. Krenar me ushtrinë dhe oficerët tanë!

