Juventusi synon Alissonin, të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë afatgjatë
Alisson Becker po lidhet me një largim nga Liverpooli.
Ndonëse ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm, braziliani po tundohet nga mundësia që të rikthehet në Serie A.
Për të ka interesim nga Juventusi, me Luciano Spallettin që dëshiron ribashkimin me të, pasi që e kishte menaxhuar Alissonin gjatë kohës sa ishin te Roma.
Madje “Zonja e Vjetër”, është gati t’i ofrojë një kontratë afatgjatë.
Alisson, që kur ju bashkua Liverpoolit në vitin 2018 ka bërë 332 paraqitje, ku madje kishte shënuar edhe gol.
Ai arriti të kishte sukses me Liverpoolin, duke fituar gjithçka përfshirë dhe Ligën e Kampionëve dhe tituj të Premierligës./IndeksOnline/

