75 Mall Live Search
23:32 / E Hënë, 27 Prill 2026 / F.R

Arrestohet i mituri në Drenas për shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale shpërndarje e materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Rasti është raportuar në fillim të muajit prill në stacionin policor në Drenas.

Menjëherë janë angazhuar hetuesit e NjHP-së , respektivisht ekipi për hetimin e krimeve kibernetike, të cilët kanë ndërmarrë veprime hetimore, që kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar (i mitur).

Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë./IndeksOnline/