75 Mall Live Search
09:03 / E Martë, 28 Prill 2026 / G T

Mahrez u bën dhurata bashkëlojtarëve pas suksesit në AFC Champions, nga një orë luksoze!

Riyad Mahrez ka bërë një gjest të veçantë për bashkëlojtarët e tij tek Al Ahli, duke i dhuruar secilit një orë luksoze nga marka zvicerane Rolex, pas suksesit të ekipit në AFC Champions League.

Sipas raportimeve, çdo orë është personalizuar me emrin e lojtarit përkatës dhe gravurën e trofeut, duke simbolizuar arritjet e përbashkëta të skuadrës në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në Azi, shkruan Indeksonline

Vlera e një ore të tillë vlerësohet rreth 20 mijë euro, çka e bën këtë gjest një nga më të spikaturit në futbollin bashkëkohor, jo vetëm për aspektin financiar, por edhe për mesazhin e vlerësimit dhe unitetit brenda ekipit./Indeksonline/