Carrick takohet me pronarin e “djajve të kuq”, biseduan për të ardhmen
Michael Carrick ka zhvilluar një takim me bashkëpronarin e Manchester Unitedit, Sir Jim Ratcliffe, në një moment kyç për të ardhmen e tij në klub.
Carrick konfirmoi se biseda mes tyre ishte pozitive, duke theksuar mbështetjen që ka marrë nga drejtuesit, shkruan Indeksonline
“Patëm një bisedë, një filxhan çaj… ishte kënaqësi ta shihja duke treguar mbështetje. Si klub jemi shumë të lidhur dhe kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh ai.
“E dua të jem këtu. E kuptoj situatën dhe disa gjëra nuk janë në dorën time. E dua këtë vend dhe jam këtu për të ndihmuar”.
Ndërkohë, forma pozitive e Manchester Unitedit nën drejtimin e Carrick-ut ka sjell rezultate të rëndësishme, me skuadrën që aktualisht renditet në vendin e tretë në Premier League me 61 pikë./Indeksonline/

