Një shqiptar në formacionin e javës në Superligën e Turqisë
Faqja e njohur e statistikave, Sofascore ka publikuar formacionin e javës në Superligën e Turqisë.
Në mesin e 11-të lojtarëve më të mirë të javës, është edhe emri i një lojtari shqiptar, shkruan Indeksonline
Bëhet fjalë për Arda Kurtulanin.
Futbollisti shqiptar shënoi një gol në fitoren e skuadrës së tij, Goztepe 2:0 ndaj Antalyasporit.
23-vjeçari ka marrë notën 9.0, pasi përveç golit bëri edhe paraqitje fantastike.
Kujtojmë se Kurutulan në të kaluarën ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Shqipëria.
Gjatë këtij sezoni, lojtari ka bërë katër gola dhe dy asiste./Indeksonline/

