75 Mall Live Search
12:29 / E Martë, 28 Prill 2026 / P M

Kapet 21-vjeçari në Gjilan, kërkohej për vrasje në tentativë

Policia në Gjilan ka arrestuar një 21-vjeçar me inicalet M.A, i cili po kërkohej me urdhëresë gjyqësore.

Policia bën me dije se ai ishte në kërkim nga Gjykata Themelore në Gjilan, pasi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale: “Vrasje në tentativë”.

Pas përfundimit të procedurave ai është dërguar në vuajtje të dënimit.