75 Mall Live Search
19:35 / E Martë, 28 Prill 2026 / L A

Arrihet marrëveshja, Rrahmani vazhdon kontratën me Napolin

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani do të nënshkruajë kontratën e re me Napolin.

Ndonëse pati telashe me lëndime, ata dhe njëherë i shprehën besimin kosovarit duke arritur marrëveshjen me të.

Kontrata e re e Rrahmanit do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2029.

Rrahmani, numëron 21 paraqitje këtë sezon ku shënoi 1 gol dhe 1 asistim me Napolin./IndeksOnline/