Zyrtare: Leon Avdullahu vazhdon kontratën me Hoffenheimin
Ashtu siç edhe pritej, Leon Avdullahu ka vazhduar kontratën me skuadrën e Hoffenheimin.
Mesfushori kosovar ka nënshkruar kontratën e re, e vlefshme deri më 30 qershor 2030, shkruan IndeksOnline.
22-vjeçari u transferua te Hoffenheimi gjatë verës së kalaur, por u bë një nga shtyllat e ekipit, me paraqitjet e tij fantastike.
Avdullahu ishte titullar i padiskutueshëm, duke luajtur në 30 ndeshje në Bundesligë.
Kujtojmë se Hoffenheim ditë më parë vazhdoi kontratën edhe me mbrojtësin kosovar, Albian Hajdari./IndeksOnline/

