Mourinho për rikthimin te Reali: Jam një nga trajnerët që është larguar pa u shkarkuar
Jose Mourinho është në qendër të vëmendjes, pasi po lidhet me një rikthim te Real Madridi.
Klubi mbretëror nuk është i bindur nga Alvaro Arbeloa dhe pritet t’i ndajë rrugët pas përfundimit të sezonit, shkruan IndeksOnline.
Një nga emrat e përfolur për trajner të ri është edhe Jose Mourinho.
Portugezi është pyetur edhe nga mediat dhe asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer.
”Special One” së fundi ka bërë një deklaratë interesante, ku thotë se është një nga të paktët trajnerë që është larguar nga Real Madridi pa u shkarkuar.
“Duhet të jem një nga të paktët trajnerë që është larguar nga Real Madridi pa u shkarkuar. Presidenti më tha para se të largohesha, tani vjen pjesa e mirë, tani vjen pjesa e lehtë. Pjesën e vështirë e ke bërë tashmë”, ka deklaruar Jose Mourinho./IndeksOnline/
José Mourinho: “Yo debo ser uno de los pocos entrenadores que ha salido del Real Madrid sin ser DESPEDIDO.
— MT2 (@madrid_total2) April 29, 2026
El presidente me ha dicho antes de marcharme, ahora viene lo bueno, ahora viene lo fácil. Lo difícil ya lo hiciste”.
👀 pic.twitter.com/6zl4RrqFl7 https://t.co/2j7757Xs02

