75 Mall Live Search
08:12 / E Enjte, 30 Prill 2026 / G T

“E jona ishte, e tyre jo”, drejtori i Atleticos për penalltitë: Ishte e lehtë!

Drejtori i Atletico Madridit, Mateu Alemany, reagoi pas barazimit 1:1 ndaj Arsenalit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, duke vënë në pikëpyetje vendimin për penalltinë e akorduar.

Ai u shpreh: “Penalltia jonë ishte më e qartë se e tyre. Është nga ato penallti që zakonisht nuk jepen në Evropë, një vendim i lehtë. Sapo pashë që u dha, e dija që VAR nuk do ta ndryshonte.”

Pas sfidës së parë gjysmëfinale, Alemany theksoi se penalltia e dhënë në favor të Arsenalit ishte e diskutueshme dhe më pak e qartë krahasuar me një rast të pretenduar nga skuadra e tij./Indeksonline/