LDK-ja propozon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve
Jehona Lushaku-Sadriu mori pjesë në takimin e sotëm të ftuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, lidhur me konsultimin për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Përpara të pranishmëve, Lushaku-Sadriu tha se LDKA-ja propozoi shpalljen e zgjedhjeve më 7 qershor.
“Si LDK dhamë opinionin tonë që brenda kornizës ligjore të shpallet data e 7 qershorit si datë e zgjedhjeve, meqë ishte edhe një arsyetim se KQZ-ja ka kërkuar më shumë kohë për mobilizim të strukturuar për organizim sa më të mirë të zgjedhjeve” deklaroi Lushaku-Sadriu.
Duke thënë se të me kohë, të gjithë do të njoftohen mbi listën dhe programin e partisë, ajo deklaroi: “Deri më këtu kemi thënë se jemi të synuar t’i japim Kosovës një vizion tjetër, një vizion të djathë dhe për një Kosovë që i zhvillon aleancat ndërkombëtare, jep vende të punës dhe zhvillon vendin”.
Ajo tha se LDK shpreson që qytetarët do t’i zgjedhin ata që dijnë të qeverisin dhe të përmirësojnë jetën e tyre.
Lidhur me pretendimet se në LDK janë ofruar disa dorëheqje, ajo thotë se është fushatë dhe propagandë e gjeneruar nëpërmjet posterëve të ndryshëm.
“Po vërehet që ka një mobilizim të kundërshtarëve për ta linçuar LDK-në. Kur dashakeqët e vërejnë që ka një potencial rritjeje të një partie politike që mund të ketë një kundërshtar të denjë, vihen në lëvizje” shtoi ajo.
Lushaku-Sadriu ripërsëriti qëndrimin se LDK-ja i ka dyert e hapura për të gjithë ata që duan t’i bashkohen vizionit të kësaj partie./IndeksOnline/

