Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës, dy gola të shënuara!
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e javës së 31-të në Superligë.
Ballkani është duke fituar 0:1 ndaj Drenicës, shkruan Indeksonline
Golin e vetëm në 45 minutëshin e parë e shënoi mesfushori, Toni Domgjoni.
Kurse në Ferizaj po fiton Dukagjini 0:1 me golin e Hekuran Berishës në minutën e 41’të./Indeksonline/

