75 Mall Live Search
15:40 / E Enjte, 30 Prill 2026 / G T

Toni Domgjoni shënon supergol ndaj Drenicës

Skuadra e Ballkanit ka shënuar golin e epërsisë ndaj Drenicës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superligë.

Golin për 0:1 e shënoi mesfushori, Toni Domgjoni, shkruan Indeksonline

Domgjoni shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 35’të. Ky ishte goli i parë me fanellën e skuadrës nga Suhareka në Superligë.