75 Mall Live Search
20:25 / E Shtunë, 02 Maj 2026 / Gj Sh

Ka vetëm një lider në Premier League, Arsenali shënon fitore bindëse ndaj Fulhamit

Arsenali vazhdon të jetë lider i Premierligës angleze.

“Topçinjtë” nuk lanë vend për befasi, ku shënuan fitore si nikoqirë të Fulhamit, me rezultat bindës, 3-0, shkruan IndeksOnline.

Viktor Gyokeres hapi serinë e golave, duke e kaluar Arsenalin në epërsi vetëm pas nëntë minutave lojë.

Bukayo Saka dyfishoi rezultatin në minutën e 40-të, derisa Gyokeres me golin e dytë personal, vulosi fitoren në 45+4.

Pas 35 xhirove, Arsenali kryeson tabelen me 76 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City, e cila ka dy ndeshje më pak aktualisht.

Në anën tjetër, Fulham renditet në vendin e 10-të, me 48 pikë./IndeksOnline/