75 Mall Live Search
21:54 / E Shtunë, 02 Maj 2026 / Gj Sh

Asgjë nuk ka mbaruar! Bora mposht Bashkimin dhe barazon serinë gjysmëfinale

Bora ka fituar gjysmëfinalen e katërt të play-offit ndaj Bashkimit, dhe ka barazuar serinë në 2-2.

Një dramë e madhe u zhvillua në Prishtinë, ku Bora triumfoi pas vazhdimeve me rezultat 104-99, shkruan IndeksOnline.

Një ndeshje fantastike u zhvillua gjatë gjithë ndeshjes, ku rezultati pas katër pjesëve ishte i barabartë, 85-85, dhe fituesi u përcaktua në vazhdime.

Basketbollisti i Bashkimit, Shannon Shorter ishte më i dalluari, me 30 pikë të shënuara, derisa te Bora u dallua Tyler Cheese, me 27 pikë.

Skuadra finaliste do të mësohet në ndeshjen e pestë, e cila zhvillohet të mërkuren me 6 maj, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren./IndeksOnline/