75 Mall Live Search
08:59 / E Diele, 03 Maj 2026 / L A

Supergoli i Messit nuk i mjafton Inter Miamit, u mposhtën nga Orlando City

Lionel Messi po vazhdon superformën e tij me Inter Miamin.

Ai shënoi një supergol nga distanca dhe bëri një asist ndaj Orlando Cityt, duke arritur kuotën e 906 golave në karrierë.

Por forma e mirë e Messit nuk i mjaftoi skuadrës së tij, pasi që mysafirët arritën të jenë fitimtarë me rezultat 3-4, duke i dhënë kampionëve në fuqi të MLS humbjen e dytë të sezonit.

Ishte Ojeda, ai që shkëlqeu për Orlandon ku shënoi një hattrick si dhe Spicer që shënoi golin e fitores./IndeksOnline/